Olta dhe Luizi shkelën rregullat, dënohen nga Vëllai i Madh
Rozë
Gazeta Express
28/01/2023 21:18
Luizi dhe Olta kanë thyer rregullat e shtëpisë. Ata folën për nominimet, një rregull ky që ndalohet nga Vëllai i Madh, të diskutohet në shtëpi.
Luizi: Unë për vete thjesht them që do nominoj këto persona.
Arbana: Nuk lejohet, është e ndaluar.
Olta: Unë vetëm momentin e fundit që fola për Diolën, isha pjesë e kësaj bisede.
Luizi dhe Olta u dënuan nga Vëllai i Madh për thyerjen e rregullave. Big Brother vendosi që ata të kenë zero buxhet personal. Ndërsa banorët e tjerë, do të kenë buxhet të përgjysmuar.