Nuk vonon shumë, Vedati në rolin e Gixhës – banorët tjerë shkrihen së qeshuri
TV/Film
Gazeta Express
24/01/2023 19:54
Banori më i ri i ‘reality show’ Big Brother
VIP Kosova, humoristi Vedat Bajrami, ka sjellë në shtëpinë e “Vëllait të Madh”
goxha atmosferë pozitive.
Batutave dhe mënyrës së tij unike të të
treguarit histori të ndryshme, vështirë se po iu përmbahen banorët e tjerë të
shtëpisë.
Kësisoj, Vedati gjatë ditës së sotme ka hyrë
pak në rolin e tij ikonik, të njohur si Gixha, teksa djemtë që ishin në oborr
me të shpërthyen në të qeshura, posaçërisht Andi.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun
e mëposhtëm.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund
ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.