Trepça bëhet me trajner të ri - Gazeta Express
string(29) "trepca-behet-me-trajner-te-ri"

Basketboll

Gazeta Express

19/01/2023 12:32

Trepça bëhet me trajner të ri

Basketboll

Gazeta Express

19/01/2023 12:32

Pas rezultateve të dobëta deri më tani në këtë edicion, Trepça ka filluar ndryshimet në skuadër.

Pak ditë më parë, nga mitrovicasit u larguar trajneri Aleksandër Joncevski. E më pas, tek xehetarët si trajner i përkohëshëm erdhi Ilir Selmani.

Por Selmani nuk e pati mundësin ta drejtojë të paktën një ndeshje të Trepçës, pasi që gjatë ditës së sotme ata njoftuar për ardhjen e trajnerit të ri.

Bëhet fjalë për turkun Engin Gençoglu, i cili do të jetë në krye të ekipit deri në fund të sezonit. Me ardhjen e Gençoglut, Selmani do të jetë pjesë e shtabit teknik të tij.

41-vjeçar ka punuar kryesisht në Turqi, ndërsa së fundmi ka qenë trajner i Konyasporit, ekip që këtë sezon e futi në elitën e basketbollit turk. Ai ka qenë edhe te skuadrat tjera, si Pinar Karsiyaka, Beshiktash e Bostanlispor.

Ky është trajneri i katërt i Trepçës këtë sezon, derisa e nisën edicionin me synime të mëdha.

Por, pas 18-të xhirove, gjelbërt e zinjtë e shohin vetën në pozitën e katërt, pesë pikë më pak se lideri. Ndeshja e parë për trajnerin turk me Trepçën do të jetë të dielën në udhëtim te Peja në kuadër të xhiros së 19 të Superligës në basketboll.

Advertisement
Advertisement
Advertisement