Golden Eagle Ylli po vazhdon me formën e lartë, teksa sonte regjistroi edhe fitoren e 13-të radhazi në Superligë.
Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic shënoi fitore sonte kundër Ponte Prizrenit, në kuadër të javës së 18-të, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” përfundoi me rezultatin 64:73. Ponte Prizreni në këtë ndeshje ishte vendas, por ndeshja u zhvillua në Suharekë shkaku i punimeve që po bëhen në “Sezai Surroi”.
Në fitoren e kampionëve në fuqi u dalluan Malcolm Armstead dhe Henrik Sirko, që shënuan nga 15 pikë secili.
Te prizrenasit u dallua Dachon Burke, që gjithashtu shënoi 15 pikë.
Ylli renditet i dyti në tabelë me 30 pikë, një më pak se Sigal Prishtina e pozitës së parë, por Ylli ka një ndeshje më pak.
Ponte Prizreni ndodhet në pozitën e parafundit (7) me 24 pikë. /Gazeta Express/