Prishtina shënon fitore të thellë ndaj Trepçës në “Minatori” - Gazeta Express
string(58) "prishtina-shenon-fitore-te-thelle-ndaj-trepces-ne-minatori"

Sport

Gazeta Express

14/01/2023 19:46

Prishtina shënon fitore të thellë ndaj Trepçës në “Minatori”

Sport

Gazeta Express

14/01/2023 19:46

Sigal Prishtina ka shënuar fitore bindëse ndaj Trepçës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “Minatori” përfundoi me rezultatin 53:88, shkruan Gazeta Express.

Më meritorët në fitoren e kryeqytetasve ishin Dardan Berisha, Derrick Wilson dhe Brooks Debisschop, që shënuan nga 15 pikë secili.

Te mitrovicasit u dallua Drilon Hajrizi me 19 pikë.

Për Prishtinën ishte kjo fitorja e 13-të në këtë sezon, krahas pesë humbjeve – kurse, Trepça tani numëron nëntë humbje, si dhe nëntë fitore.

Vlen të theksohet se kjo ndeshje u përcoll me incidente të krijuara nga tifozët mitrovicas, me ç’rast fundi i çerekut të tretë dhe komplet çereku i katërt u zhvillua pa praninë e tifozëve.

Deri te vendimi i gjyqtarëve për zbrazje të palestrës erdhi pasi tifozët vendas gjuajtën gjësende në parket. Ata nuk kursyen as fyerjet në kor ndaj Federatës së Basketbollit dhe kryetarit të saj, Arben Fetahut. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement