KB Rahoveci është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj në prag të fillimit të pjesës së dytë sezonit.
Përmes faqes zyrtare të klubit, Rahoveci bëri të ditur se ka nënshkruar me Jack Pagenkopf, shkruan Gazeta Express.
Basketobollisti, i cili luan në pozitën e organizatorit, ka bërë përvojë në Gjermani e Turqi.
Pagenkopf ishte edhe pjesë e ekipit të dytë të Cleveland Cavaliers.
“Vreshatarë” paralajmëruan se do të kenë edhe përforcime të tjera.
Njoftimi i plotë nga KB Rahoveci:
“KB Rahoveci njofton zyrtarisht se ka nënshkruar marrëveshje me organizatorin Jack Pagenkopf, i cili përforcon radhët e ekipit tonë.
Ai vjen nga përvoja të rëndësishme në ligat e forta si në Gjermani dhe Turqi. Ai ishte edhe pjesë e ekipit të dytë të Cleveland Cavaliers.
Jack, është vetëm një nga befasitë tona për publikun dhe tifozët më të mirë në botë”. /Gazeta Express/