Sigal Prishtina do t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës në ENBL Ligë.
Këto ndeshje do të zhvillohen në Zielona Gora të Polonisë.
Prishtinasit sonte do të përballen pikërisht me vendasit e Zielona Gora-s nga ora 18:30, kurse nesër do të përballen me Polski Cukier Start Lublin, takim që zhvillohet nga ora 18:30.
Takimet zhvillohen në kuadër të Grupit A të ENBL Ligë, ku janë shtatë skuadra, ndërsa bardhekaltrit e nisën me dy humbje, nga Budivelnyk dhe Kalev/Cramo.
Kjo është hera e parë që kryeqytetasit do të marrin pjesë në këtë garë. /Gazeta Express/