G.O.A.T - Gazeta Express
string(7) "g-o-a-t"

G.O.A.T

OP/ED

Gazeta Express

18/12/2022 12:02

Mbaj mend në fushën e gjelbër yje të vërtetë të futbollit, me të cilët është rritur e identifikuar brezi im, kur luanim kodrinave me versnikët pra, me topa leckash e porta të shenjëzuara me dy gurë!?

Cruiff, Zidane, RonalDytë, Ronaldinho, Benzema…,na kanë dhënë shumë kënaqësi por respekt e frikë dyzash për kundërshtarët ka ngjallur vetëm Messi

Lexo Edhe:

Nga Halil Matoshi

Lionel Andres Messi Cuccittini është mbreti i pranuar nga të gjithë edhe nga gjermanët, i lojës së futbollit, kësaj loje të thjeshtë; ku njëzetedy burra ndjekin një top për 90 minuta dhe në fund fitojnë gjermanët, siç e përshkruan një tjetër legjendë, Gary Lineker, që vjen nga trualli anglez, ku çunat sëpari në historinë e qytetërimit nisën me nga pas topit. 

Greatest Of All Time që shqip i bjen më i madhi i të gjitha kohërave, e si akronim G.O.A.T në lexim ad literam i bjen dhia, këtë të diele e ka “Ditën e gjykimit”.

Lionel Messi nuk mërzitet edhe ta aprovojë nofkën “dhia” sepse simboli i dhisë është parashenjë e lehtësisë me të cilën ai kalon shtigjet, po ai na ka dhuruar shumë art: dramë, balet, muzikë… ankth dhe mbi të gjitha hjeshi!

Ai i dha Atdheut të tij më shumë identitet kalrësiak prej gaucho-si të padisiplinuare botës më shumë mundësi kënaësie.

Nëse Cruiff e Zidane themelojnë modrnën në futboll, ku ta vendosim Messinë?

Në postmodernë!?

Brezi im është  rritur e burrëruar me futbollistë viganë, si brazilianët Edson Arantes do Nascimento – Pele, Luís Nazário de Lima-Ronaldo e të magjishmin “dribler” Ronaldinho Gaúcho përkatësisht Ronaldo de Assis Moreira, gjermanin Franz Beckenbauer, të quejtunin “Kaiser”, holandezin Johan Cruijff, argjentinasit Gabriel Batistuta – “Bati-gol” e Diego Armando Maradona -“El Diez”, algjeruanët Zinedin Zidane- Zizu, po ashtu nji gjeni futbolli, e sëvoni Karim Benzema, e deri te portugezi Cristiano Ronaldo – “Cr7” (unë jam fans i  Los  Blancos-ve madrilenë) e suedeze me prejadje boshnjake Zlatan Ibrahimović – simas mbiemnit të te cilit në Fjalor të Oxfordit ka hyrë fjala- “Zlatanera”/prarim, që thuhet për nji punë të bërë perfekt.

Në këtë rresht përmendoresh ai, Lionel Messi është sipëran, lojtari  që shënoi epokën tonë. 

Duke vështruar veprimet e tij, jo vetëm shpejtësinë e qendrueshmëninë, po edhe mençurinë dhe shumësinë e zgjidhjeve, të krijohet 

bindja se Messi mendon për 50 të qindtat e sekondes ma shpejt se njerëzit e rëndomtë, njerëzit realë që jetojnë në epokën e tij!?

Mesi është specie nga një realitet paralel.

Shtatëherë fituesi i “Topit të artë”, ai, Lionel Andres Messi Cuccittini – i quejtun La  pulgia/pleshti, është gjeniu i kësaj loje për të cilen shkrimtari Orhan Pamuk thotë se është më e shpejtë se fjalët!

Roberto Saviono shkruan se kjo është një histori suksesi t’lindur nga dhembja, duke i dhënë Leo-s përmasat e muzikantit, piktorit, matematicientit…

Mua më është dukur gjithnjë një magjistar dhe ekonomist i zoti (si në filmin “Mendje e bukur”)

Filmi me Russell Crowe flet për profesorin John Nash i cili në diskotekë vëren se i tërë grupi i studentëve i vardisen një vajze duke u ngatërruar me njëri-tjetrin dhe duke i orientuar energjitë gabimisht, në vend se t’i koncentrojnë ato tek disa vajza po aq të bukura…

Saviano e krahason Leo-n me formulat matematike të teorisë së lojërave të John Nash, por për koinçidencë profesori i Matematikes Nash e ka fituar Nobel-in për ekonomi e jo për matematikë! 

Messi është pjesë e përjetimeve të bukura të kësaj epoke! 

Me kompetencë (dije) e konsistencë (ngulmues) i qëndrueshëm dhe me stil të lartë sjelljeje, pra unik dhe i kompletuar, që gjithçka i ka hije! Madje edhe kur e “nxjerr dreqin” nga vetja!

Po plakemi me një njeri të sojit tjetër, një gjeni, truri i të cilit “punon” ma shpejt se yni dhe imagjinata e tij shkon përtej poetëve.

Profesor Nash na flet në film. Adam Smithi ka nevojë për rishikim. Nëse grupi i studentëve i vardisen të gjithë bjondes, do t’i bëhen pengesë njëti-tjetrin dhe askush nuk mbrrinë qëllim… 

Pastaj e provojnë me shoqet e saj, por ato ua kthejnë kurrizin, se nuk duan të jenë zgjedhja e dytë…

Po nëse asnjëri nuk i vardiset bjondes çka do të ndodhë?

Nuk do ta pengonin njëri-tjetrin dhe s’do t’i fyenin vajzat.

E vetmja mënyrë për të fituar…

Adam Smithi ka thënë se rezultati më i mirë arrihet kur secili jep maksimumin në interesin e vet.

Duhet te rishikohen interesat vetjake. Qëniet njerëzore motivohen nga këto interesa. Dhe të grupit. Nga dinamikat 

kryesore…

Interesi vetjak dhe konkurrenca shkojnë paralelisht. Smith gabohej sepse në çdo sjellje konkurruese ka nji të humbur. 

E humbësi në garën e tij të fundit, të madhe ishte Cristiano Ronaldo!

Mirëpo Ronaldo e ka një european të fituar e Messi është në finalen e Botërorit Qatar ‘22. 

Fare s’ka randësi fitoi ose jo kundër Francës. Messi e shkruajti historinë duke e ngjitur kombëtaren argjentinase në finalën e madhe duke u ringjallë nga hiri.

Phoenix.

Messi, ai njeriu-drugëz, sërish vallëzoi në fushë kundër Kroacisë. E dha gol nga penaltia dhe bëri art në duel me kroatin Gvardiol, duke pasuar për Alvarez.

Thjesht i papërsëritshmi.

The G.o.a.t.

Falemnderit Maestro. 

Në do t’u flasim mbesave e nipërve për dhuntinë, për legjendën, se si na ishte njëherë e një kohë ai, prerësi i diamanteve, i magjishemi Mesiah…