Berisha pas sulmit në protestë: Mund ta gjuash një njeri, ta vrasësh, por kauza s’vdes kurrë - Gazeta Express
string(88) "berisha-pas-sulmit-ne-proteste-mund-ta-gjuash-nje-njeri-ta-vrasesh-por-kauza-svdes-kurre"

Berisha pas sulmit në protestë: Mund ta gjuash një njeri, ta vrasësh, por kauza s’vdes kurrë

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2022 13:51

Nga Kuvendi i FRPD-së i organizuar me rastin e 32 vjetorit të krijimit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 që përmbysi komunizmin kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij, komentoi incidentin që i ndodhi në protestë dy ditë më parë. Ai deklaroi se sipas tij kryeministri Edi Rama nxori një kriminel për ta goditur në protestë, por shtoi se një njeri mund ta godasësh apo vrasësh, por kauza nuk vdes kurrë.

“Edi Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë. Ne do e faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do triumfojë. Se Shqipërinë nuk ta japim kurrë, se lirinë nuk ta japim kurrë, se votën e lirë nuk ta japim kurrë! Ata që kanë luftuar pushtuesit në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje, ja liri, ne do i luftojmë me moton: jetën e japim, votën nuk ta falim. Mjerë ti që ke prekur votën tonë!”

Lexo Edhe:

Në mesazhin e tij të fundit Berisha tha se tani fillon faza e dytë e revolucionit.

“Ju mbyllni këtë Kuvend të mrekullueshëm, PD mbylli primaret. Fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me këtë armik, me këtë pushtues që ushtron gjenocid mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Koha në fton: aksion, aksion dhe vetëm aksion. E keni të qartë se liria na fton: sakrificë, sakrificë dhe vetëm sakrificë. Unë jam i bindur se ju e keni të qartë, se çfarëdo të bëjmë ne për Shqipërinë, ajo bën 100 herë më shumë për ne, prandaj ne do i dalim zot asaj. Ju uroj suksese nga zemra këtij Kuvendi dhe pres me padurim të madh të dalim së bashku në sheshin e betejës në emër të lirive tona, të dinjitetit shqiptar”.

/Gazeta Express