“Rock the Dictator”, Berisha për "8 Dhjetor": Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion - Gazeta Express
string(90) "rock-the-dictator-berisha-per-8-dhjetor-shqiperia-nuk-shpetohet-me-lutje-por-me-revolucion"

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2022 13:36

“Rock the Dictator”, Berisha për “8 Dhjetor”: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2022 13:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë për herë të parë në publik pas sulmit në protestën e opozitës, për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga FRPD-ja me rastin e 8 Dhjetorit, Ditën e Rinisë, e cila shënjon Lëvizjen Studentore që solli edhe rrëzimin e sistemit komunist. Në fjalën e tij para demokratëve Berisha u shpreh se Shqipëria shpëtohet vetëm me revolucion dhe jo me lutje apo me deklarata.

Sot ne mblidhemi në këtë Kuvend, pasi ju, drejtuesit tuaj, anëtarët, anetaret e PD-së, u shndërruat në fibrën më të fuqishme të rithemelimit të PD-së, të rivitalizimit të saj, u shndërruat në vis vitalis të atij revolucioni, që kishte dy qëllime madhore: shpëtimin e PD-së dhe shpëtimin e Shqipërisë. Ju vini krenarë, pasi keni realizuar me sukses të plotë misionin e parë. Ju vini krenarë dhe më të vendosur se kurrë, më të fuqishëm, më të motivuar në misionin e dytë, i cili është një mision i një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e kombit shqiptar dhe Shqipërisë. A do mundeni ju, me energjinë, me guximin, me përkushtimin tuaj, të shpëtoni Shqipërinë, e cila ndodhet në një rrokullisje të madhe, e cila përballet sot me pasoja të një pushtimi të brendshëm ndër më të egrit në historinë e ekzistencës tonë kombëtare. A do mund të shpëtoni ju sot Shqipërinë, e cila është sot, vendi, shoqëria më e adresuar, më viktimë e mafias shqiptare rajonale dhe botërore? Shtroj këtë pyetje, por bindja ime e thellë është se ju keni të gjithë potencialin, keni të gjithë energjinë, entuziazmin, guximin, forcën për të shpëtuar këtë vend, për ta vendosur atë përsëri në rrugën e të ardhmes, në rrugën e dinjitetit kombëtar, në rrugën e integrimit euroatlantik.

Lexo Edhe:

Mos harroni se jeni trashëgimtarë të një lëvizje, e cila me një guxim epik, me një guxim në kufijtë e legjendës, u përball në vitet ’90 me diktaturën më të egër staliniste, më çnjerëzore, më barbare, me diktaturën komuniste, e cila në kohën kur bashkëmoshatarët tuaj mbushën sheshin, diktatura vriste ata që niseshin për të arritur në botën e lirë, por mbeteshin nën breshëritë e kallashnikovëve të rojeve të vdekjes. Megjithatë ata të rinj, të udhëhequr nga bashkëmoshatari juaj Azem Hajdari, i shndërruar në një lider legjendar, e gjunjëzuan diktaturën dhe diktatorin. I imponuan atij, vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Në një betejë të pashembullt në katër anët e vendit, përmbysën me votë diktaturën komuniste në Shqipëri. Kjo është trashëgimia, që do ju frymëzojë ju dhe gjithë shqiptarët në betejën për liri dhe dinjitet. Është kjo trashëgimi që të ngriheni në lartësinë e idealeve fisnike. Kështu që sot, fjala dhe kryefjala e ditës është revolucion dhe vetëm revolucion. Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, Shqipëria nuk shpëtohet me deklarata. Shqipëria shpëtohet me revolucion. E shpëtojnë guximtarët, ata që e duan, ata që i dalin zot, e shpëtojnë ata si ju, që jeni të gatshëm të përballeni ballë për ballë, dhëmb për dhëmb me fundërrinat e regjimit të vjetër, me Edi Ramën, këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, që urren liritë e shqiptarëve, që urren dinjitetin e shqiptarëve“, tha Berisha.

Mes duartrokitjeve të demokratëve, kreu i PD tha se janë “gati të luftojnë çdo armik të Shqipërisë”.

“Forumi dhe PD prej një viti u angazhuan në një përpjekje të madhe, të ndershme, transparente dhe të sinqertë për të vendosur votën brenda tyre në piedestal. Zhvilluam primaret, zhvilluam referendumet, në mënyrë ëq secili prej jush, të ketë pushtetin dhe dinjitetin e vet. Të vendosë me votën e tij. Këto nuk i kemi për veten tonë. Ne do bëjmë gjithçka që këto t’ia garantojmë çdo qytetari shqiptar, atij që na do dhe atij që nuk na voton. Sot në pushtet është një klikë, që urren liritë tuaja. Është një njeri që e ka shndërruar shtetin në një makineri monstruoze të shtypjes dhe rrëmbimit të votës. Në pushtet është një njeri që përdor qindra miliona dollarë tuaj për të blerë votat. Në pushtet është një njeri që ka krijuar një armatë të kuqe patronazhistësh që terrorizojnë nënat dhe baballarët tuaj.

Në pushtet është një njeri që po bën gjithçka jo për të ardhmen tuaj, por për narkotrafikantët. Kurse ju përpiqet që t’ju largojë me shpejtësi nga vendi. Nuk ka vend me pasuri si Shqipëria, por ky këto pasuri i ka kthyer në mallkim për ju, prandaj shqiptarët largohen dhe marrin detrat sikur ky vend të ishte një vend i mallkuar. Ky është vend i bekuar, por Edi Rama me këtë klikë, e shndërron në vend të mallkuar ku shqiptarët besojnë se nuk mund të ndërtohet e ardhmja. Por ju do ia dilni, ne do ia dalim, sepse ne i dalim zot Shqipërisë, ne i besojmë Shqipërisë. Ne jemi gati të luftojmë çdo armik të saj, çdo pushtues të saj, çdo mafie te saj. Asgjë nuk na ndalon ne pa realizuar qëllimet tona“.

Prej 2009, 8 Dhjetori përkujtohet si festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të Dhjetorit 1990 dhe rinisë shqiptare të cilët u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike.

/Gazeta Express