Rusia ka sulmuar rrjetin elektrik të Ukrainës më shumë se 1000 herë - Gazeta Express
string(67) "rusia-ka-sulmuar-rrjetin-elektrik-te-ukraines-me-shume-se-1000-here"

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 7:26

Rusia ka sulmuar rrjetin elektrik të Ukrainës më shumë se 1000 herë

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 7:26

Forcat ruse kanë gjuajtur më shumë se 1000 raketa në rrjetin elektrik të Ukrainës, i cili është ende duke punuar pavarësisht se ka marrë dëme të mëdha, ka thënë një zyrtar i lartë.

Volodymyr Kudrytsky, shefi ekzekutiv i operatorit të rrjetit Ukrenergo, tha gjithashtu në një takim të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) se zyrtarët e tij po kërkonin botën për pajisjet komplekse të nevojshme për riparime.

Lexo Edhe:

“Këto sulme përfaqësojnë goditjen më të madhe ndaj një rrjeti energjetik që njerëzimi ka parë ndonjëherë. Më shumë se 1000 predha dhe raketa u qëlluan në objektet dhe linjat elektrike, duke përfshirë nënstacionet”, ka thënë Kudrytsky. /Abc news