Publikohet video e Lajçak duke shkuar në zyrën e Kurtit
Lajme
Gazeta Express
06/12/2022 9:16
Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak po qëndron në Kosovë, me ç’rast takimin e parë e ka nisur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Takimi po mbahet në Qeverinë e Kosovës e ku Emisari Special i BE-së erdhi në këmbë.
Gjatë takimeve në Kosovë Lajçak do të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve.
Takimi po zhvillohet i mbyllur për medie, të njëjtat janë lejuar të marrin pamje vetëm jashtë ndërtesës së Qeverisë.