Çifti i moshuar kosovar nuk gjejnë rehati, edhe pse Gjykata ua caktoi “perimetrin” e lëvizjes nëpër banesë
Lajme
Gazeta Express
05/12/2022 10:05
Konfliktet e vazhdueshme të dy bashkëshortëve në Fushë Kosovë, të shtunën në mbrëmje u kthyen edhe në dhunë.
Zehra e Xhafer Hamza njëri 70 e tjetri 66 vjeç, jetojnë bashkë por
Gjykata e Prishtinës i ka ndarë hapësirat e tyre, çka edhe po çon në
konflikt, njofton Klankosova.tv.
Edhe nga Qendra për Punë Sociale thonë se kanë raste të shpeshta me ta, por se nuk kanë gjetur ndonjë formë që tua zgjidhin problemin.