Fushata e fundit e modës së firmës luksoze “Balenciaga” ka shkaktuar zemërim të madh te qytetarët. Shumë njerëz kanë shprehur indinjimin edhe zemërimin e tyre në rrjetet sociale, duke u shfaqur teksa djegin çantat, rrobat apo këpucët mijëra euro të kësaj firme të quajtur luksoze.
Po çfarë ndodhi dhe çfarë shkaktoi këtë zemërim?
E gjitha filloi me një fushatë. Në fakt, një fushatë e pajustifikueshme, ku pozuan fëmijë të vegjël tre dhe katër vjeç, duke mbajtur në duar kukulla të veshura me veshje sadomazokiste (kur dhimbja jep kënaqësi”. Por silkur mos mjaftonte pamja e parë, vëzhguesit e kujdesshëm gjetën dokumente të shpërndara dhe të vendosura në mënyrë strategjike mbi ligjet e pornografisë së fëmijëve të shpërndara në të gjithë pamjen.
Kompania ka kërkuar falje, por “pendimi” i saj nuk pranohet nga shumë njerëz që pretendojnë se po shfrytëzojnë fëmijët.Dy javë pas nisjes së fushatës dhe një sërë faljesh jo shumë bindëse në Instagram, shtëpia e modës u detyrua të lëshonte një deklaratë ku pranonte “një sërë gabimesh të rënda për të cilat Balenciaga merr përgjegjësinë”.
@singlemomattorney Disgusted with everything else that has come to light since the release of their campaign #cancelbalenciaga #momsoftiktok #balenciaga ♬ Spooky, quiet, scary atmosphere piano songs – Skittlegirl Sound
“Ne duam të mësojmë nga gabimet tona dhe të identifikojmë mënyrat se si mund të kontribuojmë, ” thuhet në deklaratë. Fotografi italian Gabriele Galimberti, i cili ishte ngarkuar të fotografonte fushatat, u vendos, duke fajësuar në thelb shtëpinë e Balenciaga.
“Nuk kisha të drejtë të zgjidhja në asnjë mënyrë as produktet, as modelet dhe as kombinimin e tyre. Si fotograf, më kërkuan vetëm të kapja skenën e dhënë dhe të bëja fotografitë sipas stilit tim. Si zakonisht, drejtimi i fushatës dhe xhirimeve nuk janë në dorën e fotografit” tha ai.Nga ana e saj, kompania po përpiqet të fajësojë gjigantin e reklamave North Six. Ky i fundit ka sqaruar se në rastin konkret ka menaxhuar thjesht financat dhe prodhimin.
Njëri pas tjetrit yje, aktorë, këngëtarë distancohen duke i kthyer shpinën kompanisë. Edhe fansja më e famshme e Balenciaga-s dhe deri më sot përfaqësuesja e tyre me pagesë, Kim Kardashian , është detyruar të bëjë një deklaratë.
“Aktualisht jam duke rishqyrtuar marrëdhënien time me kompaninë bazuar në gatishmërinë e tyre për të pranuar përgjegjësinë për diçka që nuk duhet ta kishin filluar kurrë dhe veprimet që pres t’i shoh ata të ndërmarrin për të mbrojtur fëmijët” tha Kim.