Malisheva dhe Llapi kanë ndarë pikët në përballjen e tyre të vlefshme për javën e 18-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Liman Gegaj” përfundoi pa gola, shkruan Gazeta Express.
Vlen të theksohet se vendasit shënuan në fundin e ndeshjes, por goli u Alban Shillovës u anulua për pozitë jashtë loje.
Malisheva pas këtij barazimi ka 19 pikë dhe vazhdon të jetë e teta në tabelë, kurse Llapi renditet i gjashti me 20 pikë.
Llapjanët kanë një ndeshje më pak, të cilën do ta zhvillojnë në ditët në vazhdim, kundër Ballkanit. /Gazeta Express/