Marrëveshja e fundit, Daçiq: Kurti bëri autogol - Gazeta Express
string(52) "marreveshja-e-fundit-daciq-kurti-i-dha-autogol-vetes"

Marrëveshja e fundit, Daçiq: Kurti bëri autogol

Lajme

Gazeta Express

27/11/2022 15:04

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri “autogol” me marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel.

Daçiq tha se Kurti e refuzoi një propozim më të favorshëm për ta pranuar një më të pafavorshëm për Kosovën.

Lexo Edhe:

“Ai që ishte propozimi që ai refuzoi në Bruksel ishte shumë më i favorshëm se ai që pranoi disa ditë më vonë, me presion të madh ndërkombëtar”, tha Daçiq në televizionin Prva.

Daçiq tha se liderët në Kosovë “janë ende të preferuarit e bashkësisë ndërkombëtare”.