KOK ankohet në IOC dhe FIFA për gjestin e Serbisë në Botëror - Gazeta Express
string(60) "kok-ankohet-ne-ioc-dhe-fifa-per-gjestin-e-serbise-ne-boteror"

KOK ankohet në IOC dhe FIFA për gjestin e Serbisë në Botëror

Sporte tjera

Gazeta Express

25/11/2022 15:25

Edhe Komiteti Olimpik i Kosovës ka dërguar një ankesë në FIFA dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në lidhje me gjestin e mbrëmshëm të Serbisë në Botëror.

Në zheshtoret e Serbisë u shfaq harta e Rebulikës së Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Komiteti Olimpik i Kosovës e ka pritur me shqetësim të madh veprimin e radhës që vjen nga Serbia, e cila edhe një herë përmes veprimeve të turpshme e përfshijnë politikën me sport.Këtë herë, një gjest i tillë vjen jo vetëm nga tifozët, por nga Kombëtarja e Serbisë në futboll, dhe pikërisht në ngjarjen më të madhe të futbollit, Kupën e Botës 2022, që po zhvillohet në Katar.Drejtuesit e Federatës Serbe lejuan që një flamur me ngjyra serbe dhe me hartën e Republikës së Kosovës, si dhe me mesazh urrrejtje “Nuk ka dorëzim”, të vendoset në zhveshtoret e Kombëtares së Serbisë, para dhe pas ndeshjes me Brazilit.Është e turpshme se si udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Serbisë lejuan të shfaqin mesazhe të tilla urrejtje ksenofobike dhe gjenocidale ndaj një shteti me të drejta të barabarta në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe FIFA e UEFA.Komiteti Olimpik i Kosovës në koordinim të plotë me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka dërguar sot ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, anëtare e së cilës është, por edhe në FIFA, anëtare e së cilës është FFK, në mënyrë që të dyja të marrin veprime të menjëhershme ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, konform kartës olimpike dhe rregullave të FIFA-s.Sot, gjatë ditës, ankesë në FIFA ka bërë edhe FFK.Besojmë se IOC dhe FIFA do të jenë të vëmendshme ndaj këtij veprimi dhe në Kupën e Botës Katar 2022 të mbretërojë vetëm fryma sportive dhe korrektësia”, thuhej në njoftimin e KOK-ut.