Kafshimet e qenve endacak që tronditën banorët e Prishtinës - Gazeta Express
string(59) "kafshimet-e-qenve-endacak-qe-tronditen-banoret-e-prishtines"

Kafshimet e qenve endacak që tronditën banorët e Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

25/11/2022 13:09

Detyrën e parë si kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e nisi me iniciativën për trajtimin e problemit të qenve endacakë.

Rama nënshkroi kontratë me një organizatë që merret me kastrimin e qenëve, kontrollin dhe sigurimin e ushqimit. Madje, komuna e Prishtinës hapi edhe disa pika ushqyese.

Lexo Edhe:

Por, kjo nuk e zgjidhi problemin shumëvjeçar.

Rrugët e kryeqytetit vazhdojnë të jenë të pushtuara nga qentë endacakë, ndërsa qytetarët rrezikohen nga sulmet thuajse çdo ditë.

Deri më tani qindra qytetarë kanë kërkuar ndihmë në qendrat e mjekësisë familjare si pasojë e sulmeve nga qentë.

Në raste të caktuara viktima kanë qenë edhe fëmijët.

Shpresë për shpëtim nga qentë endacakë mbetet qendra për trajtimin e tyre e cila me inicim të komunës ka nisur të ndërtohet në Hajvali.