Presidentja Vjosa Osmani, e shoqëruar me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, ka shkuar për drekë sot në kampin ushtarak amerikan në Kosovë.
Vizita e Osmanit në Bondsteel u bë për Ditën e Falënderimeve, që festohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo e shfrytëzoi këtë rast për t’i thurur falënderimet amerikanëve.
“Në kampin Bondsteel, ne iu bashkuam ushtarëve amerikanë për një drekë speciale të Ditës së Falenderimeve. Populli i Kosovës është falënderues për shërbimin vetëmohues, mbështetjen dhe ndihmën e cdo amerikani që ka shërbyer në shtetin tonë dhe përkrah nesh, përgjatë viteve. Lidhja jonë ëshë më e fortë se kurrë” , ka shkruar Presidentja në Tëitter.
Falenderime SHBA-së, ajo i ka bërë edhe mbrëmë pas arritjes së marrvëeshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Ajo i dha të gjitha meritat SHBA-së, ndonëse marrëveshja u ndërmjetësua nga Bashkimi Evropian. /Express/
At Camp Bondsteel, we joined U.S. soldiers for a special Thanksgiving lunch.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 24, 2022
The people of Kosovo are thankful for the selfless service, support and assistance of every American that has served in our country & alongside us over the years. Our bond is stronger than ever. ???? pic.twitter.com/81yUw06gqc
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...