Së shpejti pritet të publikohet monografia e fotoreporterit Ilaz Bylykbashi - Gazeta Express
string(75) "se-shpejti-pritet-te-publikohet-monografia-e-fotoreporterit-ilaz-bylykbashi"

Arte

Gazeta Express

23/11/2022 16:24

Së shpejti pritet të publikohet monografia e fotoreporterit Ilaz Bylykbashi

Arte

Gazeta Express

23/11/2022 16:24

Në vargun e aktiviteteve humanitare “Valon Vataj Foundation” nënshkruan marrëveshjen për financimin e monografisë së fotoreporterit Ilaz Bylykbashi, i njohur si kronisti i ngjarjeve me fotografi.

Në këtë libër dokumentohen me anë të fotografive të shkrepura nga z.Bylykbashi, ngjarjet që lanë shenjë në përpjekje për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Lexo Edhe:

Demonstratat, burgosjet, gjykimet, konferencat, rasti i familjes Jashari, rrënimi i shtëpive të shqiptarëve nga regjimi serb etj. janë të renditura si kronika me qindra fotografi, në këtë libër që shumë shpejt do të jetë në duart e lexuesve.

Mes maltretimeve të shumta dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, fotoreporteri që nuk bindej dhe ndalej ndaj pengesave policore ia doli të shkrepte fotografi përmes aparatit ‘Praktika’ dhe “Nikon”, fotot që rrëfejnë pa zë rezistencën e shqiptarëve ndaj okupatorit serb.

“12 herë, në atë periudhë, më janë konfiskuar aparatet nga policia. Nuk kam lënë asnjë ngjarje pa përcjell duke shkrepur fotografi nga vendet që u shndërron në ikonë të historisë më të re shqiptare”, thotë ish-fotoreporteri i gazetës prestigjioze shqiptare “Rilindja”.

“Valon Vataj Foundation”, me krenari merr përsipër të financojë këtë libër i cili do të shërbeje si muze për gjeneratat e reja në mënyrë që të informohen se si u organizuan paraardhësit e tyre për ta ndërtuar Republikën e Kosovës, duke sfiduar armatën e një shteti tashmë tërësisht të shpërbërë.

Për pak ditë, “Valon Vataj Foundation” do të filloj në Suharekë, ndërtimin e Qendrës më inovative në rajon për fëmijët me Sindormë “Down” dhe Autizëm.

Para dy vjetësh, fondacioni ynë transformoi Çerdhen “Fluturat”, ku rikthehu buzëqeshjen e fëmijëve duke rinovuar në tërësi pjesët e këtij institucioni shkollor tejet të rëndësishëm në qytetin e Suharekës.

“Valon Vataj Foundation” vazhdon në shtigjet e gjata për të ndihmuar gjithsecilin që kontribuon në zhvillimin e vlerave të shoqërisë.

/Express