Peja e nis me fitore në Ligën Ballkanike, mposht Budivelnykun e Ukrainës - Gazeta Express
string(71) "peja-e-nis-me-fitore-ne-ligen-ballkanike-mposht-budivelnykun-e-ukraines"

Sport

Gazeta Express

04/11/2022 22:28

Peja e nis me fitore në Ligën Ballkanike, mposht Budivelnykun e Ukrainës

Sport

Gazeta Express

04/11/2022 22:28

KB Peja e ka nisur me fitore sezonin 2022/23 në Ligën Ballkanike.

Skuadra e drejtuar nga Can Sevim shënoi fitore kundër Budivelnykut të Ukrainës, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në një atmosferë fantasike në palestrën sportive “Karagaçi”, përfundoi me rezultatin 81:71.

Isiah Umipig me 26 pikë dhe Jalen Tate me 19 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e pejanëve.

Vlen të theksohet se kjo ishte fitorja e nëntë radhazi për “Verdhezinjtë”, përfshirë tetë fitoret nga po aq ndeshje të zhvilluara në Superligën e Kosovës.

Peja ndeshjen e radhës në Ligën Ballkanike do ta zhvillojë më 29 dhjetor, kundër skuadrës nga Izraeli, Hapoel Be’er Sheva. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement