Zbulohet orari i Bad News Eagles në “Legends Stage”, përballen me ekipin rus - Gazeta Express
string(73) "zbulohet-orari-i-bad-news-eagles-ne-legends-stage-perballen-me-ekipin-rus"

eSPORTS

Gazeta Express

04/11/2022 8:52

Zbulohet orari i Bad News Eagles në “Legends Stage”, përballen me ekipin rus

eSPORTS

Gazeta Express

04/11/2022 8:52

Bad News Eagles nesër do ta vazhdojë aventurën e tyre në IEM Rio Major që po mbahet në Brazil.

Ekipi kosovar përjetoi një sukses të jashtëzakonshëm, duke u kualifikuar në “Legends Stage” me tri fitore dhe asnjë humbje, shkruan Gazeta Express.

Këtë fazë, shqiponjat e Kosovës e kishin arritur edhe në Majorin e kaluar, por këtë herë synojnë edhe më shumë.

Për t’u kualifikuar në “Champions Stage”, një ekipit i duhen tri fitore nga pesë ndeshje gjithsej.

Nesër, BNE do të përballet me ekipin e njohur rus, Spirit me fillim nga ora 15:00.

Favorit i lehtë në letër është ekipi rus, por shqiponjat tona janë treguar të pamëshirshëm këtë Major edhe kundër ekipeve më të forta. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement