Çfarë ndodh nëse flini gjithmonë në orën 10 të mbrëmjes? - Gazeta Express
string(55) "cfare-ndodh-nese-flini-gjithmone-ne-oren-10-te-mbremjes"

Çfarë ndodh nëse flini gjithmonë në orën 10 të mbrëmjes?

Shneta tjera

Gazeta Express

19/10/2022 21:37

Kim Karashian, Anna Wintour dhe Oprah Winfrey kanë një gjë të përbashkët mes tyre, secila shkon të flejë rreth orës 22:00.

Gjumi kaq herët mund të ketë shumë efekte pozitive në trupin dhe mendjen tuaj. Nuk është çudi që disa nga gratë më të suksesshme sot e përfundojnë ditën e tyre kaq herët, për t’u përgatitur për tjetrën.

Gjumi ynë ndahet në cikle 90-minutëshe të gjumit të rëndë dhe të lehtë, nga gjumi i thellë i lëvizjeve jo të shpejta të syve (jo-REM) deri te gjumi i lëvizjes së shpejtë të syve (REM). Pjesa më e thellë dhe më e qetë e gjumit tonë është nga ora 22:00 deri në orën 2 të mëngjesit. Kjo do të thotë se për të pushuar plotësisht duhet të filloni të flini herët.

Gjumi, i cili bëhet më herët dhe që është më i gjatë ndihmon në ndalimin e mendimeve negative dhe shqetësuese, të cilat dikë mund ta mbajnë të zgjuar natën, kjo është një arsye e mirë që duhet të flini në ora 22:00.

Nëse nuk flini mjaftueshëm do të jeni të stresuar, kjo bëhet për shkak të nivelit të lartë të hormonit “kortisol” që është i pranishëm në trupin tuaj.