Sekretari gjeneral i FIBA Botës e viziton Pallatin e Sportit në Prishtinë - Gazeta Express
string(73) "sekretari-gjeneral-i-fiba-botes-e-viziton-pallatin-e-sportit-ne-prishtine"

Sekretari gjeneral i FIBA Botës e viziton Pallatin e Sportit në Prishtinë

Basketboll

Gazeta Express

06/10/2022 13:00

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë e ka vizituar edhe Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe sekretarja e përgjithshme, Elvira Dushku e kanë njoftuar nga afër për kushtet në këtë palestër, ndeshjet që i zhvillojnë klubet prishtinase, por edhe Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll.

Lexo Edhe:

Sot gjatë ditës, Zagklis së bashku me drejtuesit e FBK-së do të takohet me krerët e KOK-ut, si dhe do të jenë të pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, që zhvillohet nga ora 20:00 në “Minatori” të Mitrovicës mes Tiranës dhe Trepçës. /Gazeta Express/