Fasha 800 kWh, opozita kërkon drejtuesin e ERE në Kuvend, maxhoranca pranon - Gazeta Express
string(73) "fasha-800-kwh-opozita-kerkon-drejtuesin-e-ere-ne-kuvend-maxhoranca-pranon"

Fasha 800 kWh, opozita kërkon drejtuesin e ERE në Kuvend, maxhoranca pranon

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2022 10:53

Opozita ka kërkuar një seancë dëgjimore në Kuvend me drejtuesin e ERE-s lidhur me vendimin për vendosjen e një fashe 800 kWh për energjinë elektrike.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, tha se qytetarët kanë nevojë të sqarohen se çfarë po ndodh me çmimin e energjisë.

Lexo Edhe:

“Është jetike për ta thirrur sepse qytetarët duan të dinë qartë se ç’bëhet me energjinë elektrike. Qytetarët kanë parë që energjia është përdorur si një plaçkë elektorale, për të shpërblyer patronazhistë, por asnjëherë si një e mirë e madhe publike. Faktet janë të rënda. Është fakt që shpenzohen 1 miliardë euro për humbje teknike. Nuk u është kursyer burgu qytetarëve qoftë edhe për borxhe të vogla. Dështimet janë të jashtëzakonshme”, tha Vasili.

Kërkersa është marrë në konsideratë nga PS. Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla u shpreh se opozita duhet të dërgojë me shkrim ccdo pyetje që ka për drejtuesin e ERE.

“Viti 2022 është një prej viteve më të thata, ndërkohë që çmimi i energjisë elektrike në bursë vijon të jetë shumëfish më i lartë. Në momente të caktuara deri në 10 herë më shumë. Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë shembulli i kursimit jo i talljeve dhe nënqeshjeve. Thirrje për të konsumuar sa më pak energji. Falenderimi i takon qytetarëve të këtij vendi që thirrjeve ju përgjigjën me një shembull konkret dhe ulje të konsumit të energjisë elektrike. Neni 103 nuk është për debat sepse i referohet për raportimet vjetore. Jemi të gatshëm për debat dhe pse kërkesa juaj bie në kundërshtim me rregulloren. Besoj që propozimi im është të mblidhet sa më parë Konferenca Kryetarëve për të përcaktuar ditën dhe kohën e debatit. Kërkesat dhe pyetjet të sillen me shkrim ndaj drejtuesit të ERE-s. Kjo është e vetmja mënyrë dhe ERE të sjellë përgjigje. Besoj që në 2 seancat e ardhshme do të zhvillojmë debat. E përshëndes faktin që nuk e keni përfshirë non gratën në kërkesën që keni sjellë dhe ndaj e pranojmë”, tha Balla.  

/Gazeta Express