Sot takimi i Komunitetit Politik Europian, merr pjesë edhe Rama - Gazeta Express
string(62) "sot-takimi-i-komunitetit-politik-europian-merr-pjese-edhe-rama"

Sot takimi i Komunitetit Politik Europian, merr pjesë edhe Rama

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2022 10:12

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Pragë ku do të jetë pjesë e samitit jo formal për Komunitetin Politik Europian i iniciuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

I pranishëm në këtë samit, ku do të marrin pjesë liderët e Europës.

Lexo Edhe:

Komuniteti Politik Europian (KPE) thërret në kujtesë Komunitetin Europian (të themeluar më 1993 me Marrëveshjen e Mastrihtit e që përfundoi më 2009 me Marrëveshjen e Lisbonës), por nuk është i ngjashëm me të. Ai nuk ka struktura fikse institucionale ose një kornizë juridike, siç kishte Komuniteti Evropian.

Sipas përfytyrimeve aktuale, ai do të ishte i ngjashëm më tepër me forume ekonomike si G7-a apo G-20. Në to takohen liderët e shteteve anëtare për të diskutuar temat e mëdha të politikës.

Kryeministri Rama dhe homologu holandez Mark Rutte kanë deklaruar se mbështesin propozimin e Macron për Komunitetin Politik Europian.

 “KPE-ja duhet të jetë vendi ku të gjitha vendet demokratike europiane të mund të diskutojnë shqetësimet dhe sfidat e përbashkëta dhe të gjejnë zgjidhje. Komuniteti nuk duhet të jetë burokratik, por elastik. Ai duhet të orientohet jo nga agjendat fikse, por nga përparësitë që na prekin të gjithëve, përfshi luftën në Ukrainë, varësinë energjetike dhe sigurinë ushqimore”, thuhej në shkrimin për Politico.eu.

 “Ne vetë shohim potencial të jashtëzakonshëm për zgjerimin dhe integrimin e rrjeteve të energjisë dhe transportit të kontinentit tonë dhe, në KPE, mund të diskutojmë sesi të punojmë për të shkuar drejt një sistemi energjetik europian, të ndërlidhur dhe me efekte zero në klimë“, thuhej në shkrim.

/Gazeta Express