Nga Spanja dje arriti një lajm i jashtëzakonshëm, i cili thoshte se në kontratën e Erling Haalandit me Manchester Cityn është vendosur një pikë, e cila ia mundëson atij t’i bashkohet Real Madridit në vitin 2024.
Por, një lajm i tillë është përgënjeshtruar nga Manchester City.
Sipas “Citizens”, nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim dhe “bisha” do të qëndrojë në “Etihad Stadium” sa më gjatë të jetë e mundshme, raporton “Sky Sports UK”, përcjell “Gazeta Express”.
Sulmuesi norvegjez iu bashkua këtë verë Manchester Cityt edhe pse kishte mundësi të tjera.
22 vjeçari po e kalon një formë të jashtëzakonshme me kampionin anglez.
Sipas mediave spanjolle, klauzola pro-Real do t’ia mundësonte ish-futbollistit të Salzburgut dhe Borussia Dortmundit që të transferohet në “Santiago Bernabeu” pas dy vjetësh të kaluar në “Etihad Stadium”.
Mbetet të shihet se sa do të zgjasë eksperienca e Haalandit tek City, e cila ka nisur në mënyrë sensacionale.
Ai i ka realizuar 19 gola deri tash këtë edicion. /Gazeta Express/