Një automjet në Tepelenë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në fshatin Luzat.
“Përpara banesës së shtetasit M. Gj., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volksëagen Passat”, në pronësi të shtetasit M. Gj. Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qenë i parkuar” njoftoi policia.
Nga zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
/Gazeta Express
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...