Ukrainasit zbulojnë një dhomë torturash në një fshat të Kharkiv
Lajme
Gazeta Express
03/10/2022 16:11
Një tjetër dhomë torturash, e cila ndodhej në një bodrum është zbuluar nga policia ukrainase në fshatin Pisky-Radkivskyi në Kharkiv, të çliruar tashmë nga forcat ukrainase.
Pushtuesit i mbanin banorët vendas në kushte
çnjerëzore.
Në dhomën e torturave, rusët kanë rrahur dhe
keqtrajtuar ukrainasit.
“Pushtuesit rusë lanë pas shtëpi të grabitura
dhe rrënoja, një shenjë dalluese e
“paqes ruse”. Dhe në shtëpitë ku ata jetonin, në dyert ishte e shënuar shkronja
‘Z’ ”, tha në një deklaratë policia.