Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, 7 persona të lënduar - Gazeta Express
string(60) "aksident-ne-magjistralen-prishtine-peje-7-persona-te-lenduar"

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, 7 persona të lënduar

Lajme

Gazeta Express

02/10/2022 17:15

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në magjistralen Prishtinë -Pejë, më saktësisht në fshatin Arllat.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë se nga ky aksident, lëndime trupore kanë pësuar 7 persona.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 14:00 në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lendime të lehta 7 persona. Njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin” – tha Kelani për Gazetën Express.