Prishtina e mëson kundërshtarin për ndeshjen e nesërme në FIBA Europe Cup - Gazeta Express
string(73) "prishtina-e-meson-kundershtarin-per-ndeshjen-e-neserme-ne-fiba-europe-cup"

Sport

Gazeta Express

27/09/2022 20:21

Prishtina e mëson kundërshtarin për ndeshjen e nesërme në FIBA Europe Cup

Sport

Gazeta Express

27/09/2022 20:21

KB Sigal Prishtina ka mësuar kundërshtarin për gjysmëfinalen e kualifikimeve në FIBA Europe Cup – Grupi B.

Skuadra kryeqytetase do të përballet me skuadrën estoneze, Kalev/Cramo, shkruan Gazeta Express.

Skuadra nga Estonia e siguroi kalimin për në gjysmëfinale pasi sonte mposht KK Cedevita Junior me rezultatin 93:73.

Skuadra fituese nga ndeshja mes Prishtinës dhe Kalev/Cramos, në finale do të përballet me një nga këto skuadra CBet Jonava, SCMU Craiova ose Kapfenberg Bulls.

Kujtojmë se skuadra e Prishtinës ka udhëtuar sot drejt Lituanisë, atje ku zhvillohen edhe ndeshjet kualifikuese të Grupit B.

Ndeshja mes Prishtinës dhe skuadrës estoneze do të zhvillohet nesër, nga ora 16:00. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement