Altin Gega, të cilit autoritetet i kanë sekuestruar 6 prona, përfshirë këtu njësi banimi dhe sipërfaqe tokë, arë, është i përfshirë në trafik të lëndëve narkotike, kanabis e kokainë jo vetëm në Shqipëri.
Nga Hetimet e Prokurorisë është bërë e ditur se Gega, i cili njihet edhe me mbiemrin Çoku, është i përfshirë në trafik të lëndëve narkotike, kanabis e kokainë, në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Gjermani.
Kujtojmë se Gega u arrestua në Korrik të 2021 pas një operacioni anti-drogë ku u sekuestruan 1 kilogram kokainë, ku u arrestuan gjithashtu edhe disa persona të tjerë.
Ka dyshime të forta se ky shtetas, ka pasur lidhje me grupe kriminale në Tiranë, i fokusuar kryesisht në shpërndarjen e drogave dhe transportin e kanabisit e kokainës.
Autoritetet i kanë sekuestruar pasuritë Altin Gegës dhe familjarëve të tij pasi dyshohet se janë produkt i aktiviteteve kriminale dhe nuk arrijnë t’i justifikojnë pasuritë nga pikëpamja ekonomike.
Deri në fund të hetimit këto prona nuk mund të tjetërsohen dhe Altin Gega duhet t’i justifikojë.
/Gazeta Express