Njohja e simptomave, mënyra më e mirë e parandalimit…
Kanceri i ovarit njihet ndryshe edhe si “Vrasësi i Heshtur”, kjo për faktin se diagnostikimi arrihet vetëm duke u treguar të vëmendshëm ndaj shenjave & simptomave paralajmëruese si dhe faktorëve të rrezikut që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje.
Cilat janë shenjat & simptomat dhe faktorët e rrezikut të Kancerit të Ovarit?
Në rast se shfaqni shenjat & simptoma të tipit:
-Ndjesi fryrje pas ngrënies
-Acidet i shtuar gastrik(Urth)
-Meteorizëm (Aktivitet i shtuar i gazrave)
-Dhimbje abdominale që përhapet deri në shpinë
-Ndjesi urinimi e shpeshtë
-Debulesë
-Ҫrregullime menstruale
-Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
Nëse bëni pjesë në kategorinë e personave që mbartin faktorë rreziku si:
-Bartja e genit BRCA(që shkakton mutacion gjenetik e për pasojë kancer)
-Mosha mbi 40 vjeç
-Histori familjare (familjarë të ngushtë që kanë vuajtur apo vuajnë) me Kancer Ovari
…Mjekët specialistë rekomandojnë kontrolle periodike mjekësore si mënyra më e mirë për të parandaluar këtë sëmundje apo diagnostikimin e hershëm të saj.
Në Departamentin e Gjinekologjisë të Spitalit Amerikan Kosove ofrohet e gjithë gama e diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj patologjie dhe jo vetëm, kjo sajë teknologjisë bashkëkohore që ky Departament disponon dhe mbi të gjitha sajë profesionalizmit të mjekëve gjinekologë.