Gjiganti italian synon nënshkrimin me tre futbollistët e njohur, Griezmann njëri prej tyre - Gazeta Express
string(89) "gjiganti-italian-synon-nenshkrimin-me-tre-futbollistet-e-njohur-griezmann-njeri-prej-tyre"

Sport

Gazeta Express

23/09/2022 23:50

Gjiganti italian synon nënshkrimin me tre futbollistët e njohur, Griezmann njëri prej tyre

Sport

Gazeta Express

23/09/2022 23:50

Juventusi, që njihet si klub për nënshkrimin me futbollistë që mbesin si të lirë, po synon përforcimin e skuadrës edhe me disa futbollistë të tjerë, që do të jenë të lirë në verën e vitit të ardhshëm.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi nga Torino ka shprehur interesim për Marco Asensios (Real Madrid) dhe Christian Pulisicin (Chelsea).

Lexo Edhe:

Të dy futbollistëve do t’iu skadojnë kontratat me klubet e tyre më 30 qershor 2023.

Juventusi po përpiqet të kursejë para, pasi nga takimi i sotëm mes krerëve të klubit u konfirmua se duhet ulur shpenzimet.

Megjithatë, sipas mediumit italian, “Zonja e Vjetër” po monitoron edhe situatën e Antoine Griezmannit, i cili me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Francezi është i huazuar te Atletico Madridi edhe për këtë sezon, teksa klubi nga kryeqyteti spanjoll nuk po i jep minuta lojtarit, pasi u raportua se në klauzolën e tij ekziston opsioni i detyrimit të blerjes, nëse ai kalon të paktën 45 minuta në fushë në 50% të ndeshjeve.

Nëse nuk ka një marrëveshje mes Barcelonës dhe Atleticos, nuk përjashtohet mundësia që Griezmann të shkëput kontratën me katalunasit, dhe të mbetet kështu lojtar i lirë në verën e vitit të ardhshëm.

Juventusi po monitoron situatën e tij dhe dy lojtarëve tjerë dhe pritet që në verë të tentojë nënshkrimin me ta. /Gazeta Express/