“Po të piskas se t’i s’merr vesh ndryshe” Kurti e VV iu kthehen sulmeve ndaj Jasharajt - Gazeta Express
string(82) "po-te-piskas-se-ti-smerr-vesh-ndryshe-kurti-e-vv-iu-kthehen-sulmeve-ndaj-jasharajt"

Lajme

Gazeta Express

21/09/2022 17:05

“Po të piskas se t’i s’merr vesh ndryshe” Kurti e VV iu kthehen sulmeve ndaj Jasharajt

Lajme

Gazeta Express

21/09/2022 17:05

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, po kërkon me ngulm që arsimtarëve t’iu rriten pagat në vlerë prej 100 eurove. I përkrahur nga shumica absolute e arsimtarëve, Jasharaj nuk e mbyll grevën, derisa Qeveria Kurti ka ngulur këmbë që të mos dorëzohet përballë kërkesave të kreut të SBASHK-ut.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Përgjatë këtyre ditëve përpjekjet për ta thyer Jasharajn dhe grevën kanë qenë të shumta. Nëpër komuna të ndryshme e në disa ku qeverisin kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje ka pasur edhe presione nga drejtorët e shkollave në drejtim të arsimtarëve për të thyer grevën dhe për t’ia filluar mësimit.

Në një shkollë në Prishtinë madje ka pasur edhe një mësymje fizike kundër Jasharajt, megjithatë pas ndërhyrjeve të njerëzve që ishin të pranishëm në mbledhje incidenti nuk ka përshkallëzuar.

Në rolin kryesor për ta denigruar Jasharajn është vendosur kreu i Qeverisë, Albin Kurti, i cili fillimisht nuk e pranonte as në zyrë për takim, me arsyetimin se si kryeministër duhet të takohet vetëm me kreun e BSPK-së. Sipas arsyetimit të Kurtit, nëse takohej me Jasharajn atëherë do të prishej rendi i shtetit.

Megjithatë nuk është dashur shumë që një qëndrim i tillë i Kurtit të thyhej. Kreu i Qeverisë e ka pranuar Jasharajn në takim për ta sulmuar e denigruar më pas në konferencë për media.

Kurti në konferencën për media pas takimit ishte kujdesuar që ta atakonte Jasharajn për takimet me udhëheqës të qeverisë dhe shtetit në të kaluarën, derisa për ta denigruar ka nxjerr në publik edhe përmbajtje të diskutimeve, ku tregon se si Rrahman Jasharaj i kishte thënë “ndihmona si vëlla”.

Duke parë që një detaj i tillë i bisedës ishte bërë viral nëpër rrjete sociale, Kurti e ka përdorur atë edhe në konferenca të tjera për media, duke e modifikuar e duke u përpjekur ta bëjë sa më interesant.

Një përpjekje për të denigruar figurën e Rrahman Jasharajt e ka bërë edhe një prej eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Elvis Hoxha. Teksa ka kritikuar grevën e organizuar nga Rrahman Jasharaj, Hoxha kishte pretenduar se Jasharaj kishte qenë bashkëpunëtor i Serbisë në të kaluarën.

Për një gjë të tillë më pas ishte detyruar që të kërkonte falje, meqë siç ka thënë se ishte informuar gabimisht nga një media.

“Nuk kam turp të kërkoj falje, sidomos nëse i kam rënë në qafë z. Rrahman Jasharaj duke u bazuar në një lajm të gabuar që u shpërnda nëpër media lidhur me personin dhe të shkuarën e tij”, kishte shkruar Hoxha.

Jashraj një deklaratë të tillë të Hoxhajt ka treguar se e ka përjetuar shumë rëndë dhe madje ka treguar se edhe është alivanosur.

Sikur të mos mjaftonin gjithë këto, sot në frontin e Qeverisë Kurti dhe Vetëvendosjes kundër Rrahman Jasharaj është vendosur edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha.

Basha i cili në karrigen e deputetit është ulur falë votave të qytetarëve e që për pozitën e tij paguhet nga taksat e qytetarëve përfshirë edhe arsimtarët që përfaqëson Rrahman Jasharaj, është përplasur sot në Kuvend me kreun e SBASHK-ut.

Me një agresivitet të paparë dhe duke “piskatur” deputeti Basha ka qenë shkaktar që Rrahman Jasharaj e ka lëshuar raportimin në Komisionin për Arsim.

Më një sjelle të pashembullt, Basha e ka ndjekur Jashrajn edhe pasi ky i fundit ka dalë në korridor duke i thënë se “po piskas se nuk merr vesh ti ndryshe”.

Në Kosovë edhe përkundër që kanë kaluar më shumë se dy javë nga 1 shtatori, mësimi ende s’ka filluar. Në përpjekje për të gjetur një gjuhë të përbashkët mes Qeverisë dhe SBASHK-ut është parë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe avokati i popullit, Naim Qelaj./GazetaExpress/