Vëllaznimi shënon fitoren e parë, mposht Rahovecin pas dy vazhdimeve - Gazeta Express
string(67) "vellaznimi-shenon-fitoren-e-pare-mposht-rahovecin-pas-dy-vazhdimeve"

Sport

Gazeta Express

18/09/2022 21:34

Vëllaznimi shënon fitoren e parë, mposht Rahovecin pas dy vazhdimeve

Sport

Gazeta Express

18/09/2022 21:34

Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e parë për këtë sezon në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas humbjes nga Bashkimi, skuadra gjakovare shënoi fitore ndaj Rahovecit në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë – shkruan Gazeta Express.

Për “Vreshtarët” ishte kjo humbja e parë, pasi në javën e parë triumfuan kundër Golden Eagle Yllit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “Shani Nushi” ka përfunduar me rezultatin 94:87. Fituesi i kësaj ndeshje u përcaktua pas dy vazhdime.

William Brown dhe Anthony Adger ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e vendasve. Të dytë shënuan nga 18 pikë.

Te mysafirët u dallua Jahi Carson me 26 pikë.

Vëllaznimi në ndeshjen e javës së tretë do të luajë në udhëtim te Sigal Prishtina, kurse Rahoveci e pret Trepçën. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement