Shfaqja ‘Babai dhe babi’ në Muzeun Etnologjik - Gazeta Express
string(43) "shfaqja-babai-dhe-babi-ne-muzeun-etnologjik"

Shfaqja ‘Babai dhe babi’ në Muzeun Etnologjik

Arte

Gazeta Express

13/09/2022 13:20

Shfaqja ‘Babai dhe babai’ e cila mori më së shumti çmime në edicionin e sivjetmë të festivalit Etno Fest, do të luhet me data 17 dhe 18 shtator në Muzeun Etnologjik, Emin Gjiku.

Kjo shfaqje është nga Jeton Neziraj me regji të Kushtrim Koliqit

Lexo Edhe:

‘Babai dhe Babai’, në dukje një dramë për sfidat e zakonshme të jetës së një familjeje, zbulon një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore, një plagë që ka ngelur e pashëruar dhe e cila personazhet i mban peng, përgjithmonë… Kjo është një dramë për ata që duam t’i mbajmë afër… dhe i mbajmë! Pavarësisht palumturisë që na përplaset në fytyrë si ujë i ftoftë, pavarësisht ëndërrave që na e kujtojnë realitetin e vetmisë. Është një dramë për vetminë e thellë e për mërzinë që kullon dhimbje.

Shfaqja ‘Babai dhe babai’ me katër çmime kryesore në Etno Fest

– Shfaqja më e mirë

– Regjia më e mirë, Kushtrim Koliqi

– Aktorja më e mirë, Ilire Vinca

– Aktori më i mirë, Bujar Ahmeti

Numri i ulëseve i limituar (vetëm 35). Rezervimi i obliguar.

/Gazeta Express