Bashkimi e nis me fitore sezonin e ri, mposht Vëllaznimin - Gazeta Express
string(56) "bashkimi-e-nis-me-fitore-sezonin-e-ri-mposht-vellaznimin"

Sport

Gazeta Express

10/09/2022 21:21

Bashkimi e nis me fitore sezonin e ri, mposht Vëllaznimin

Sport

Gazeta Express

10/09/2022 21:21

Bashkimi ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion, duke mundur Vëllaznimin me rezultat 71:60 (18:10, 23:19, 16:13, 14:18), në xhiron e parë të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi konstante dhe e fituan çerekun e parë 18:10. Prizrenasit e kontrolluan edhe periudhën e dytë, për të ngritur epërsinë, ndërsa shkuan në pushim me rezultat 41:29.

Epërsia e Portokallezinjëve u ngrit deri në 17 pikë, 50:33, që ishte më e larta në ndeshje, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:42. Në dhjetë minutat e fundit, Vëllaznimi u mundua të rikthehet, por nuk arriti qëllimit dhe Bashkimi triumfoi 71:60.

Te Bashkimi u dallua Fahro Alihoxhiq me 14 pikë e 11 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dallua Damonte Dodd me 11 pikë e 18 kërcime. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement