Glen Xhaferri, 26 vjeç, Redjon Murati, 28 vjeç dhe Anis Plauku, 29 vjeç, janë burgosur në Angli pasi iu është gjetur drogë me vlerë 300,000 paund.
Droga iu është gjetur gjatë një kontrolli të bërë pas një sulmi nga persona të maskuar të armatosur. Pas sulmit në pronën e tyre ata nxituan drejt Infermierisë Mbretërore Bradford më 27 shkurt.
Pasi të pandehurit u arrestuan, më pas oficerët shkuan për të kontrolluar shtëpinë njëkatëshe ku ata jetonin në Queensbury. Policia arriti të gjente 16 kg kanabis me vlerë prej 151,710 £ dhe 35,000 £ kesh në një garderobë. Sendet e tjera të gjetura përfshijnë një detektor anti-spiunazh, 1000 euro, telefona celularë dhe 240 £.
Një kërkim i mëtejshëm në shtëpinë e tyre çoi në zbulimin e drogës me vlerë mbi 150,000 £ dhe pajisje anti-spiunazh.
Xhaferri, një i diplomuar për inxhinieri dhe Plauku, një ish-ushtarak i Forcave të Armatosura shqiptare, i cili ka shërbyer edhe në Afganistan u dënuan me tre vite burg. Ndërsa Murati u dërgua me pak më shumë se dy vjet në Gjykatën e Bradford Crown të enjten.
Sakaq policia gjeti një Audi A5 të braktisur pranë spitalit ku ishin shqiptarët, që përmbante 84,000 £ në një çantë të zezë në sediljet e pasme.
Kur u intervistuan pas arrestimit, deklaruan se nuk dinte gjë për paratë dhe nuk komentoi për kanabisin.
/Gazeta Express