25 mijë litra naftë u sekuestrua në Durrës, vëllezërit e arrestuar: E kemi për punën tonë - Gazeta Express
string(87) "25-mije-litra-nafte-u-sekuestrua-ne-durres-vellezerit-e-arrestuar-e-kemi-per-punen-tone"

Shqiperi

Gazeta Express

07/09/2022 12:07

25 mijë litra naftë u sekuestrua në Durrës, vëllezërit e arrestuar: E kemi për punën tonë

Shqiperi

Gazeta Express

07/09/2022 12:07

Në portin e Durrësit janë sekuestruar 25 mijë litra naftë kontrabandë brenda në një peshkarexhë.

Operacioni i zhvilluar nga anti-kontrabanda detare në bashkëpunim me policinë kufitare solli edhe arrestimin e Shpëtim Canit kapitenit dhe Roland Canit marinarit, të peshkarexhës “Leon”, të dy vëllezër.

Në dëshminë e tyre vëllezërit kanë mohuar që nafta ka qenë kontrabandë.

“Karburantin e kemi për anijen tonë, nuk kemi kryer asnjë shkelje. siç e patë edhe vetë nuk kishim sajuar depozita, por vetëm depozitën e mjetit”, kanë thënë vëllezërit në dëshminë e zbardhur nga Abc.

Mësohet se peshkarexha vinte nga Lindja e Mesme dhe ishte përgatitur për t’u hedhur në tregun shqiptar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement