Cili do të jetë tregimi i ardhshëm politik - Gazeta Express
string(42) "cili-do-te-jete-tregimi-i-ardhshem-politik"

Cili do të jetë tregimi i ardhshëm politik

OP/ED

Gazeta Express

19/08/2022 16:50

Gjatë udhës për në pushtet, mandej në pushtet, VV ka kriju tri kushte – gjendje të domosdoshme për zhvillimin e diçkaje, për “të tjerët”, që lehtë e pa u vrejt’ , lirinë (në kuptimin e gjerë të fjalës) do të mund ta përdorin si vegël e jo qëllim.

Kushti i parë: duke flirtuar me elemente religjioze për kalkulime elektorale, ka ngjall ambicien e fjetur politike të disa mësuesve fetarë, që as dreqi se di çka dojnë, por pushtetin kanë qëllim.

Lexo Edhe:

Kushti i dytë: me radikalizmin e gjuhës publike, vetëm sa e ka ndërtu habitatin e përçudnum të kollajllakut për shpërndarjen e etiketave, të ra e s’t’ra taman, pa pasur nevojën e arsyetimit. Një lloj dëbimi të arsyes nga diskutimet. Po ashtu, kusht i rënsishëm për grupe të ardhme radikale.

Kushti i tretë: ka kriju klimën e mosmirënjohjes kur flasin për NATO-n dhe Amerikën, me idetë abstrakte (po i kursejmë e s’po i quajmë komplet banale) të së drejtës historike si të vetëmjaftueshme për realizimin e shtetit. E ne e dimë se si ideja e historisë shpesh ndërrohet me idenë e Zotit.

Shto këtu edhe disa faktorë psikologjik: lojën në emër të “progresit radikal”, që është investu në krijimin e asimetrisë në mes të ambicies dhe potencialit të shoqnisë tonë, duke ndërtu “gjendje” iluzive të rëndësive të pa qena, rezultati do të jetë katastrofal.

Sepse, çmagjepsja do ta lë mas “epokën e zbrazëtisë”  që më së lehti mund ta mbushë një organizim i islamit politik, që ambicie ka fitoren në zgjedhje dhe marrjen e pushtetit në emër të Zotit për POPULLIN.

Keni parasyshë: tokën e pëlleshme që kemi për “inxhiniering identitar”. Varësisht prej nevoje ose budallakie kena maru karaktere nëpër histori.

Prej shamive, në Prishtinën a masluftës së dytë botërore, që e kanë dominu shehrin, me ni sabah kemi kalu në sheshira republika.

Po ashtu, siç thotë një shok, kena ra me fjetë komunista e jena çu liberalë. Në hark kohor më pak se 50 vjet, kemi dëshmi që mund të bëjmë këso sallta “paradigmatike”.

Ndoshta edhe nuk ndodh kjo çka po e problematizoj. Noshta veç i kalojmë përskejt këtij rreziku, por kushtet, VV e z.Kurti, ua ka maru.