Ballkani ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Shkupit me rezultat 1:2, në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës.
Suharekasit treguan performancë të lartë dhe fituan ndeshjen e parë, çka i afron edhe më shumë drejt kualifikimit në fazën e grupeve.
Përkundër disavantazhit, Ballkani tregoi fytyrën e kampionit dhe arriti të përmbyste rezultatin për të marrë një fitore të madhe në Shkup.
Adetunji kaloi vendasit në epërsi pas 19 minutave lojë, shkruan Gazeta Express.
Por, gëzimi i vendasve zgjati vetëm katër minuta, pasi Albion Rrahmani barazoi shifrat në minutën e 23-të të ndeshjes.
Fitoren ekipit kosovar ia siguroi Meriton Korenica në minutën e 67-të me një super gol nga distanca.
Më pas, Ermal Krasniqi pati një mundësi të artë përballë me portierin vendas, por godit plogësht dhe direkt në portierin e Shkupit.
Ndërkohë, vendasit shënuan prapë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Kështu, Ballkani rikthehet në Kosovë me një super rezultat nga ndeshja e parë dhe e pret të enjten tjetër Shkupin në stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili me shumë gjasë do të jetë i stërmbushur.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...