Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po e zhvillojnë takimin e tretë mes tyre në Bruksel.
Pamje nga fillimi i takimit janë publikuar nga Bashkimi Europian. Fillimisht, kryediplomomati europian, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak ulen në tavolinë, ndërsa më pas aty shkon fillimisht Kurti e më pas Vuçiqi.
Kurti dhe Vuçiq nuk përshëndeten e as s’shihen në sy ndërsa ulen njëkohësisht përballë njëri-tjetrit, raporton Gazeta Express.
Bashkimi Europian planifikon që këtë takim ta fokusojë në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
BE ka njoftuar se gjatë këtij takimi do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve.
Për këtë takim, Borrell i thirri Kurtin dhe Vuçiqin pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës në fund të korrikut.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...