Atentati në autostradën e Vlorës, policia: Gjenden 3 armë, atentatorët me makinë BMW pa targa - Gazeta Express
string(90) "atentati-ne-autostraden-e-vlores-policia-gjenden-3-arme-atentatoret-me-makine-bmw-pa-targa"

Atentati në autostradën e Vlorës, policia: Gjenden 3 armë, atentatorët me makinë BMW pa targa

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 10:54

Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar mbi atentatin e dyfishtë që ndodhi sot në aksin Vlorë-Fier, ku mbetën të vrarë dy persona që u qëlluan me breshëri plumbash në makinën me të cilën po udhëtonin nga 3 autorë.

Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”“, thotë policia.

Lexo Edhe:

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve.