Aksident në Radhimë, përplasen 5 makina, plagosen dy persona - Gazeta Express
string(58) "aksident-ne-radhime-perplasen-5-makina-plagosen-dy-persona"

Aksident në Radhimë, përplasen 5 makina, plagosen dy persona

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2022 15:50

Një akident i shumëfishtë ka ndodhur këtë të enjte në zonën e Radhimës. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se në aksident janë përfishirë 5 makina.

Ka qenë një automjet tip Volswagen ai i cili ka përplasur 4 mjetet e tjera, një pjesë e të cilave kanë qenë të parkuara.

Lexo Edhe:

Bëhet me dije se nga përplasja kanë mbetur të lënduar dy persona, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk dihet ende.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Gazeta Express