Shemi i drejtohet me fjalë të rëndë Dukagjin Lipës
Lajme
Gazeta Express
08/08/2022 21:16
Si i ftuar në emisionin e verës në T7, Shemsi Krasniqi i “Ilirëve” rrëfeu për incidentin e ndodhur në festivalin “Sunny Hill”. Pasi u përpoq të këndonte në skenën e festivalit u arrestua nga policia.
Krejt kjo ndodhi si pasojë e një bisede që
pati me organizatorin e festivalit, Dukagjin Lipa.
Ai pos tjerash, në “Era Verë” tregoi se dikur
ka pasur një raport të mirë me Dukagjin Lipa-n, por ndodhi një incident i tillë
dhe kërkon falje për këtë. Gjithsesi, ai iu drejtua me disa fjalë të rënda
atij.
“Jam ndjerë keq, kërkoj falje edhe unë”, tha
Krasniqi.