Bashkimi përforcohet me Prentiss Nixon - Gazeta Express
string(38) "bashkimi-perforcohet-me-prentiss-nixon"

Bashkimi përforcohet me Prentiss Nixon

Sport

Gazeta Express

07/08/2022 8:56

KB Bashkimi po vazhdon të jetë aktiv në këtë afat kalimtar.

Klubi prizrenas ka prezantuar edhe përforcimin e radhës, Prentiss Nixon, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

25-vjeçari vije nga Amerika dhe luan në pozitën e play-makerit.

Nixon në sezonin e fundit u aktivizua në Lituani, ku luajti me mesatare prej 14.2 pikëve, 3.0 kërcimeve dhe 3.1 asistimeve për ndeshje.

Ai ka bërë karrierë edhe në Amerikë, Finlandë e Ukrainë.

Njoftimi i plotë nga KB Bashkimi:

“PRENTISS NIXON ZYRTARISHT LOJTAR I BASHKIMIT!

Play-makeri amerikan 25 vjeçar, Prentiss Nixon (187 cm) i bashkohet Kb Bashkimit për sezonën 2022/23.

Prentiss vie ne Prizren pas një sezone të suksesshme ne ligën lituaneze ku luajti me një mesatare prej 14.2 pikë, 3.0 kërcime dhe 3.1 asiste për ndeshje.

Prentiss më herët ka luajtur në Amerikë , Finlandë, Lituani , dhe Ukrainë .

I urojmë mirëseaedhje lojtarit tonë më të ri Prentiss Nixon!”. /Gazeta Express/