Zyrtare: Arbnor Muja nënshkruan me Antwerpin - Gazeta Express
string(43) "zyrtare-arbnor-muja-nenshkruan-me-antwerpin"

Sport

Gazeta Express

05/08/2022 13:02

Zyrtare: Arbnor Muja nënshkruan me Antwerpin

Sport

Gazeta Express

05/08/2022 13:02

Tashmë edhe zyrtarisht, Arbnor Muja është futbollisti më i ri i Royal Antwerpit.

Klubi belg ka njoftuar këtë të premte për transferimin e 23-vjeçarit nga Drita, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Muja me Antwerpin ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të katërt.

Sulmuesi mitrovicas do të ketë numrin “11” në fanellë.

Njoftimi i plotë nga Royal Antwerp:

“Kosovari Arbnor Muja ka nënshkruar kontratë me RAFC. Muja (23) vjen nga FC Drita. Tashmë e njohim mirë atë klub pas përballjes së dyfishtë në raundin e dytë kualifikues të UEFA Europa Conference League.

Arbnor Muja është një sulmues/anësor i gjithanshëm. Kontrata është 3-vjeçare, me opsion për një sezon shtesë. Muja do të luajë me numrin 11.

Mirë se erdhe, Arbnor!”.

Presidenti i Dritës, Valon Murseli, ka publikuar gjithashtu një fotografi me fanellën e re – të cilën Arbnor Muja do të bartë tani e tutje. /Gazeta Express/