Këto gjëra janë të ndaluara t’i merrni në Sunny Hill Festival - Gazeta Express
string(60) "keto-gjera-jane-te-ndaluara-ti-merrni-ne-sunny-hill-festival"

Këto gjëra janë të ndaluara t’i merrni në Sunny Hill Festival

Rozë

Gazeta Express

03/08/2022 12:26

Në faqen zyrtare të “Sunny Hill Festival” janë bërë të ditura gjërat që s’lejohen t’i keni me vete në festival, i cili do të fillojë nesër e do të vazhdojë deri të dielën, raporton Express.

Përmes një postimi në Instagram, nga ky festival kanë bërë të ditur se s’lejohen mjetet e mprehta, ushqimi dhe pijet, produkte ndezëse, parfume, substance narkotike dhe shkrepësat.

Lexo Edhe:

Festivali do të mbahet në Parkun e Gërmisë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht./Express