LXX: Ekzorcisti, Kino Lumbardhi - Gazeta Express
string(29) "lxx-ekzorcisti-kino-lumbardhi"

Arte

Gazeta Express

28/07/2022 15:47

LXX: Ekzorcisti, Kino Lumbardhi

Arte

Gazeta Express

28/07/2022 15:47

Të shtunën në Kino Lumbardhi do të shfaqet filmi ‘Ekzorcisti’ me fillim nga ora 20:30 në kuadër të programit të filmave LXX. Para se të bëjë vend për edicionin e 21-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest, programi i filmit LXX që e kremton 70 vjetorin e hapjes së Kino Lumbardhit vjen me një film që e shtynë tutje zhanrin të cilin e përfaqëson. Fjala është për filmin horror “Ekzorcisti”.

Më poshtë është deklarata e kuratorëve të programit:

Lexo Edhe:

Përshtatur nga romani i William Peter Blatty me të njëjtin emër dhe me regji të William Friedkin, “Ekzorcisti” nuk është vetëm një betejë mes së mirës dhe së keqes, pasi 12-vjeçarja Regan përpiqet ta mposhtë forcën djallëzore që e ndjekë atë. Përkundrazi, në pikëpyetje vihen edhe ndërgjegjet e individëve që pranohen si të respektueshëm në shoqëri, duke shpalosur nyjëzimet e çështjes së besimit. I konsideruar si filmi i parë horror që u nominua për çmimin Oscar për filmin më të mirë, që nga viti 1973 kur e pat premierën, filmi u shfaq me sallë të mbushur për një kohë të gjatë.

Filmat e programit LXX janë përzgjedhur me kujdes nga grupi kuratorial i përbërë nga zëvendësdrejtori për kërkime dhe programe në Fondacionin Lumbardhi, Bengi Muzbeg, regjisorja, kuratorja dhe studiuesja Kumjana Novakova dhe drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari.

Programi i filmit LXX u mundësua me mbështetjen e Raiffeisen Bank Kosova, Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bashkimit Evropian.

Programi u realizua në bashkëpunim me Dokufest, Filmski Centar Sarajevo, Vardar Film dhe World Cinema Project të Fondazione Cineteca di Bologna.

/Gazeta Express